×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Viktima e tretë me koronavirus në Shqipëri, vdes 71-vjeçari

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 22:38

    Shqipëria ka shënuar viktimën e tretë me koronavirus.


    Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se gjatë mbrëmjes së sotme (22 mars) ndërroi jetë një pacient i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, por që vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

    “71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

    71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

    Duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ministria apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!