×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau babain pasi i vrau nënën, Policia e lejon të dyshuarin të shkojë në varrimin e prindërve

    Reporteri
    07 Gusht 2024 | 13:41

    41-vjeçari Klementin Islamaj, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj, do të marrë pjesë në varrimin e dy prindërve të tij.

    Klementin Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet në orën 11:00 në fshatin Shalës, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

    Edhe pozitat e tij para ligjit duken të lehtësuara, pasi nga të gjitha provat dhe faktet, duket se vrasja e 69-vjecarit Hysen Islamaj nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënën së Klementinit e as si rrjedhojë e dashjes së drejtpërdrejtë nga ana e tij. Nuk dihet ende se çfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjecarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të të dyshuar.

    Ai dëshmoi para hetuesve se e kishte shtyrë të atin për ta larguar nga vetja, pasi kishte gjetur nënën të vrarë në shtëpi. Por, aksidentalisht, 69-vjeçari është rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën. Islamaj shtoi se nuk kishte aspak qëllim të vriste të atin. /OraNews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!