×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet në veturën e tij biznesmeni shqiptar

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 22:36

    Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmje e së shtunës në Fier.

    Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Rreth-rrotullim i QTU-së’, ku nga një automjet tip ‘Benz’ është qëlluar me armë zjarri shtetasi Demir Backa, 57 vjeç, i cili ndodhej brenda automjetit të tij tip “Audi”.

    Si pasojë e plagëve të marra 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

    Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes, tha policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!