×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Yuri Kim i afrohet fundit të mandatit, ende s’dihet kush do ta zëvendësojë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 19:45

    Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit.

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, teksa shton më tej se nuk mund të japë detaje në lidhje me emrin që do ta zëvendësojë ambasadoren Kim.

    Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakordësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA.

    Kujtojmë se Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në janar të vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!