×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet sa ishte çmimi i një apartamenti të ndërtuar nga Erdogan në Laç

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 18:02

    Presidenti i Turqisë Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të 522 banesave të reja në qytetin e Laçit, të cilat u ndërtuan pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, me financime nga qeveria turke.

    Erdogan pa nga afër këto banesa në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë nën shoqërinë e Kryeministrit Edi Rama.

    Presidenti turk u shpreh se 522 njësitë e reja që janë ndërtuar në Laç kanë kushtuar 42 milionë Euro.

    Ai gjithashtu ka uruar përfituesit që të gëzojnë banesat e reja.

    Sipas burimeve për albeu.com, kostoja e një banese të ndërtuar nga fondet turke, shkon përafërsisht në 80 mijë euro, një shifër kjo tepër e lartë duke parë edhe kostot e ndërtimit në vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!