×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi në Presidencë e çeli temën e ndryshimit të kufijve, tregon si reagoi Vjosa Osmani

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 18:05

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se e ka përmendur çështjen e ndryshimit të kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në takimin që ai dhe përfaqësuesit tjerë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e patën me presidenten Vjosa Osmani të hënën në mesditë.

    Arifi tregoi në Frontal të T7 se reagimi i Osmanit ishte “pak interesant”, pa dashur të hyjë në detaje.

    “E ceka (çështjen e ndryshimit të kufijve). Reagimi ke pak interesant, pak direkt. Për mendimin tim… OK, unë e kuptoj…”, tha Arifi.

    Për kryetarin e Preshevës, ndryshimi i kufijve është vizioni që s’do të mund të ndalet as me arritjen e marrëveshjes, e as me njohjen reciproke.

    “S’e kam bërë me qëllim, por referendumi dhe ideja e ndryshimit të kufijve ka me qenë mbi atë fazën që vjen mbas kësaj, mbas njohjes reciproke dhe nuk e ndal askush atë vizion tonin”, tha Arifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!