×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari tërhoqi zvarrë me veturë policen zvicerane, Prokurori kërkon 16 vite burg

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 18:41

    Një 20-vjeçar ka goditur me veturë një police në Strichplatz të Cyrihut gati dy vjet më parë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

    Duke filluar nga sot, ai duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut në Cyrih.

    Në gjykimin e 20-vjeçarit, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, i cili për pak kishte mbytur një police të qytetit e cila po e kontrollonte në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, i akuzuari është paraqitur sikur nuk dinte asgjë.

    Ai nuk e kishte parë policen dhe nuk e kishte vënë re se po e tërhiqte zvarrë – në ndryshim nga pasagjerët që i kishte në veturë, të cilët i bërtisnin të ndalonte.

    Prokurori ka kërkuar 16 vite burg për veprën penale tentativë vrasje.

    Sipas tij akuzuari ka vepruar në mënyrë jashtëzakonisht të paskrupullt, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.

    Avokati i polices së lënduar rëndë thotë se klientja e tij po vuan ende mendërisht dhe fizikisht nga pasojat e ngjarjes.

    Ajo, prej vitit të kaluar punon me kohë të pjesshme në zyrën e policisë së qytetit.

    Më 28 shkurt 2020, pesë të rinj kishin shkuar me makinë në Strichplatz (vendi ku grumbullohen prostitutat) pak pas orës 23:00 dhe kishin filmuar punonjëset e seksit. Kur njëra prej tyre ua tha këtë policëve të pranishëm, dy policë donin të kontrollonin makinën, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, i akuzuari e ka nisur veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi.

    Pasi ka bërë disa metra mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe i ka dhënë gaz. Makina ka kapur policen dhe e ka tërhequr zvarrë për rreth gati 16 metra larg.

    Gjykimi vazhdomn pasditen e sotme me marrjen në pyetje të të akuzuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!