×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqyrtohet Projektligji për Festat Zyrtare në Kosovë

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 8:14

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhet komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.


    Ky komision që do të mblidhet në ora 13:00 do të shqyrtojë në parim projektligjin nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Kosovë.

    Pikë e pestë e rendit të ditës, ky komision ka shqyrtimin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO203/19.

    Rendi i ditës :

    1. Miratimi i rendit të ditës;

    2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 10.06.2020;

    3. Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2020;

    4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës;

    5. Shqyrtimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Rasti nr.KO203/19;

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!