×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë të lënduar në një aksident në Podujevë

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 22:30

    Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Më 27.10.2020 rreth ores 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rr. ZAHIR PAJAZITI në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë pergjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

    Ai ka apeluar tek të gjithë drejtuesit që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve dhe të zbatojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!