×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatori shihet si mundësi për vazhdimin e dialogut, edhe pse Kosova nuk është gati

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 19:54

    Bashkimi Evropian është duke pritur nga Kosova dhe Serbia që të merren vesh lidhur me vazhdimin e dialogut.


    Në një përgjigje me shkrim, nga BE-ja thonë se janë duke punuar që një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt derisa konfirmojnë partneritetin me SHBA-në në këtë proces, raporton KOHA.

    “Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell – tani i mbështetur edhe nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, vazhdojnë të punojnë për të bërë të mundur që Beogradi dhe Prishtina të rifillojnë dialogun sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë, koha, agjenda dhe ritmi i dialogut përcaktohet nga të dyja palët (Beogradi dhe Prishtina) dhe aftësia e tyre për t’u pajtuar. Sa u përket Shteteve të Bashkuara, ata ndajnë të njëjtat objektiva si ne dhe ne mbështetemi në ShBA-në si një partner të besueshëm dhe të mirëpritur në rajon”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në Komisionin Evropian.

    Në anën tjetër, në vend vlerësojnë se është koha e fundit që palët të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.

    Sipas Demush Shashës nga Instituti EPIK, dialogu nuk mund të fillojë deri në muajin shtator. Ai shton se pala kosovare duhet të shfrytëzojë këtë kohë që të përgatitet për fazën e re të bisedimeve.

    Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Donika Emini thotë se Kosova nuk është e gatshme për t`u takuar me Serbinë.

    “Kosova kurrë nuk ka qenë më pak e gatshme. Ne nuk jemi të gatshëm as për dialog të brendshëm në këtë kohë”, ka thënë Emini.

    Lidhur me mundësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, KOHA ka pyetur edhe zyrën e emisarit Richard Grenell, por të njëjtët nuk kanë pranuar të komentojnë një gjë të tillë.

    Procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018, pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!