×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatorja e Adem Jasharit në Drenas pa armë dhe pa mjekër

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 15:50

    Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për të vijuar pastaj në bronz.


    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në Facebook se pas finalizimit të shtatoreve të Shaban e Hamzës, edhe shtatorja e komandantit legjendar ka hyrë në procedurën e realizimit të shtatores në argjilë për të vijuar pastaj të tijat në bronz.

    “Tri shtatoret, nga nëntori, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, përjetësisht do t’i japin vlerë, bukuri dhe mesazh gjeneratave se sa e vlefshme dhe sa e çmueshme është liria. Lavdi e përjetshme Jasharajve legjendar”, ka shkruar ai.

    Por ajo se çfarë mund të shihet edhe nga fotot e shtatores së Adem Jasharit është fakti se i mungojnë dy elementet kryesore të komandantit legjendar, pra arma dhe mjekra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!