×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia ku u masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu nuk kthehet në muze, familjarët të zhgënjyer

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 18:34

    Nexhmedin Gërxhaliu, i mbijetuari i masakrës në Studime të Vushtrrisë, ka rrëfyer për vrasjen e 13 anëtarëve të familjes së tij nga forcat serbe, 22 vite më parë.


    I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai ka treguar se më 31 maj, 22 vite më parë, 13 anëtarë të familjes së tij, nëna, bashkëshortja me djalin, vëllau me bashkëshorten e tij dhe 7 fëmijë dhe djali i axhit të tij, janë masakruar nga forcat serbe.

    Përkundër që 13 anëtarë të familjes i janë masakruar nga forcat serbe, ai tregon se shtëpia ku ka ndodhur masakra, nuk është kthyer në muze.

    Gërxhaliu ka deklaruar se kërkesa e tij për ta kthyer këtë shtëpi në muze nuk është marrë për bazë.

    “Me sa kam dëgjuar unë, janë të ndara mjetet nga qeveria, por dikujt nuk po i konvenon. Nuk e di për këtë. Nuk dojnë të tregojnë. Më 31 maj është 22 vjetori i rënies së familjes, ne bëjmë manifestime, por unë nuk kam status dëshmori me shkrim. Me dije shumë deklarata kam dhënë por kujt emër nuk i kam përmend dhe nuk i përmendi. Unë i kam dëgjuar në telefon duke thënë se Nexhi po donë ta paraqes ushtrinë e Kosovës në gjyq që kjo gjë nuk vie në shprehje”, ka deklaruar ai.

    Gërxhaliu thotë se serbët që kanë masakruar familjen e tij mund të jenë të lirë duke jetuar në Mitrovicën Veriore.

    Ai shprehet se ka munguar drejtësia në këtë rast, dhe se askush nuk po punon në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!