×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shtesë prej 50 eurove deri në implementimin e Ligjit të Pagave”, Jasharaj i përgjigjet deputetes së LDK-së për propozimin

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 15:13

    Ditën e sotme ish-Ministrja e Arsimit, njëherit deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami bëri një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva.

    Bajrami ekomandoi që SBASHK të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë nga Qeveria të vazhdojë deri në implementimin e Ligjit të pagave.

    I pari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net tha se vlerëson propozimin e deputetes Bajrami, por edhe të çdo personi tjetër në të mirë të grevistëve.

    “SBASHK dhe Shërbyesit Civil vlerësojnë çdo angazhim të deputetëve, mirëpo kjo nuk është diçka e re. Qeveria s’ka ofruar diçka të re. E falënderoj z. Bajrami për propozimin por pa pasur diçka të re nuk do të ketë ndryshim vendimi”, tha Jasharaj./Reporteri.net/

    Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Po bën deklarata bajate, ai e di që aty ka të punësuar edhe nga VV-ja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!