×
  • Lajme
  • Lajme / Ilegalisht

    Shtetasi serb tenton të fus në Kosovë 100kg kafeinë me origjinë nga Kina, kapet nga policia

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 12:15

    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në Pikën kufitare në Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar kanë hasur në maunën e cila po transportonte mallra për Kosovë, gjersa ngasësi i atij automjeti, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në kabinën e vozitësit, përcjell Reporteri.net. 

    Malli “Caffeine Anhydrous” në formë pluhuri ishte në 5 pako nga 20 kilogramë, në total 100 kilogramë që kishte origjinë nga Kina.

    Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.

    Ndryshe, “Caffeine Anhydrous” është një formë e përpunuar e kafeinës, që kohët e fundit është bërë i njohur për humbje peshe dhe përmirësim të performancës atletike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!