×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi i huaj tenton ta grabisë një grua në Prishtinë dhe ikë nga vendi i ngjarjes

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 11:22

    Një person me shtetësi të huaj ka tentuar ta grabisë një grua të moshës 35 vjeçare dje në Prishtinë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, shkruan Reporteri.net.

    Në komunikatë bëhet e ditur se personi i dyshuar pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes, është kapur nga Policia dhe është arrestuar.

    I dyshuari i cili është mashkull 26 vjeçar me shtetësi të huaj, kishte tentuar që viktimës t’ia marrë telefonin dhe çantën e krahut, por që ajo kishte rezistuar dhe kishte thirrur për ndihmë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!