×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi i Shqipërisë muzikë me zë të lartë deri në mëngjes, dhe rrah policin në Ferizaj, arrestohet nga Njësia Speciale

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 15:35

    Tre shtetas të Shqipërisë me banim në një banesë në Ferizaj, nuk u janë bindur urdhërave të patrollës së policisë për të ja ulur zërin muzikës, dhe më vonë edhe kishin sulmuar një zyrtar policor, të cilit i është dashur të marrë tretman mjekësor në Qendrën Emërgjente në Ferizaj.


    Burime të Gazetës Online Reporteri.net brenda policisë në Ferizaj, kanë bërë të ditur se është dashur reagimi i Njësisë Speciale, për të arrestuar një shtetas të Shqipërisë, në një banesë në rrugën 12 Qershori, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një polic të patrollës.

    Deri te arrestimi kishte ardhur, pasi patrolla e policisë fillimisht diku rreth orës 02:00 kishte marrë një ankesë nga banorët për muzikë me zë të lartë në një banesë aty. Por edhe pas tërheqjes së vërejtjes, tre shtetasit e Shqipërisë, kishin vazhduar sjelljen e tyre të njejtë.

    Diku rreth orës 05:00 patrolla e policisë sërish e kishte vizituar banesën ku po qëndronin tre shtetasit e Shqipërisë, dhe në këtë rast, njëri prej tyre, një 27 vjeçar, ishte sjell në mënyrë agresive me policët, ku njërit prej tyre edhe i kishte shkaktuar lëndime.

    Me këtë rast policia kishte vënë në angazhim njësitin special, i cili kishte arrestuar 27 vjeçarin, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!