×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi rus ndalet në pikën kufitare Kullë, i gjenden mbi 12 mijë euro të padeklaruara

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 10:33

    Një rus është ndaluar për kontroll mbrëmë në pikën kufitare në Kullë.

    Në një çantë që e kishte në bagazhin e veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë amerikanë dhe dy mijë euro.

    Në raportin e policisë thuhet se paratë u sekuestruan pasi ato i dyshuari nuk i kishte deklaruar të hollat.

    Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!