×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtimi i forcave në veri, deklarohet komandanti i KFOR-it

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 21:07

    Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral major Franco Federini është deklaruar se kjo forcë i ka shtuar patrullimet në veri të Kosovës në rrugët ku serbët kanë vendosur bllokada dhe ka vendosur njësitë e veta në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.


    “KFOR -i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokadat dhe ka vendosur njësitë e evta në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bernjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së e vitit 1999. KFOR gjithashtu ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira për ndërprerjen e protestave në Kosovën Veriore.”, ka thënë Federini në një deklaratë për media, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se masat e miratuara janë diskutuara më herët nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha Institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave Veriore dhe kanë për qëllim favorizimin e shtensionimin e shpejtë që është krijuar javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

    Kujtojmë se sot është dita e tetë që kur  serbët e veriut kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa në targa me Serbinë.

    Që nga java e kaluar në atë pjesë Kosova ka dërguar njësitë Speciale të Policisë të cilët po e mbikëqyrin situatën.

    Kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, edhe me presion ushtarak kanë bërë që KFOR të rrisë praninë në Veri të Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!