×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrëngimi i duarve Kurti-Thaçi, Nagavci: U respektua institucioni i presidentit

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 6:59

    Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka arsyetuar takimin e kryeministrin Albin Kurti me presidentin Hashim Thaçi.


    Për shtrëngimin e duarve mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Thaçi në pritjen e organizuar nga ky i fundit për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Nagavci tha se ajo ka qenë pritje shtetërore.

    “E di se ka pasur mendime të ndryshme rreth kësaj, por ne si ekzekutiv e kemi bërë hapin e parë duke respektuar institucionin e presidentit”, deklaroi Nagavci.

    Sipas saj, nuk kemi të bëjmë me raportet personale, por për pritje shtetërore institucionale.

    “Ne respektuam të gjithë agjendën e protokollit shtetëror gjatë gjithë ditës”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!