×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyrja e takimit të sotëm Kosovë-Serbi, nga BE thonë se u bë shkaku i COVID-19

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 9:30

    Takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të mbahej sot në Bruksel, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.


    Shtyrja e këtij takimi ka ndodhur shkaku i situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.

    Kështu të paktën bëri të ditur të premten, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajçak theksoi se çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, siç kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.

    Ndryshe BE nuk ka treguar datën se kur do jetë takimi i radhës mes Prishtinës e Beogradit.

    Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

    Procesi është zhvilluar gjatë gjithë kohës me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-së. Këtë muaj në Washington, dy palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!