×
  • Lajme
  • Lajme

    Shuhet Grupi 6+ pas dorëheqjes të njërës deputete

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:43

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.


    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më si grup, shkaku i dorëheqjes nga ky grup i deputetes Zikreta Aliti.

    Osmani ka bërë të ditur se përfaqësimi në komisionet parlamentare është 6 nga pozita dhe 5 nga opozita.

    “Grupi 6+ nuk ekziston më nga data 3 qershor, me këtë e humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bënë Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!