×
  • Lajme
  • Lajme

    Shuhet NISMA në Kuvend, tani nuk ka as zyra e as grup parlamentar

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 14:47

    Nisma Socialdemokrate ka marrë një goditje pas largimit të deputetit Haxhi Shala, pasi tani nuk ka më as grup parlamentar.


    Që nga nga tërheqja e Haxhi Shalës që iu bashkua AAK-së, kjo parti humb gjithë Grupin Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, po ashtu humb zyrat, stafin e administratës dhe vendet në Komisione Parlamentare, shkruan Reporteri.net.

    Largimin zyrtar të Haxhi Shalës dhe “shuarjen” e Nismas në Kuvend e ka konfirmuar kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani.

    “Haxhi Shala është tërhequr nga shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe i është bashkuar grupit parlamentare të AAK-së”, ka thënë Osmani.

    Sidoqoftë, ky nuk është dëmi i vetëm që Shala ia bëri ish-partisë. Që nga dita e largimit, partisë së Limajt i janë larguar shumë zyrtarë, e sot edhe e gjithë dega e Suharekës nuk është më me Limajn./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!