×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumë vizitorë në kullën e Isa Boletinit

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 21:44

    Në vendlindjen e tij, gjendet kulla e heroit shqiptar Isa Boletini.


    Aty prehen edhe eshtrat e atij që sakrifikoi shumë për vendin .

    E gjatë ditës së hënë, në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ky vend u vizitua nga qytetarë të shumtë.

    Madje pati të tillë që erdhën nga Shqipëria, për t`iu bashkuar festës në Kosovë.

    E ndryshe nga ta, që e vizituan për here të pare, ka të tillë që vijnë më shpesh këtu.

    Një nga ta është Ismet Peci, banor i këtij fshati.

    E ciceroni i kësaj kulle, është stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, transmeton T7, shkruan Express.

     

    Ai thotë se sidomos për festen e 17 shkurtit e 28 nëntorit, ky muze vizitohet shumë, mirëpo shpreson që edhe qeveritarët të vijnë për vizitë.

    Kulla e Isa Boletinit është renovuar për here të fundit në vitin 2005.

    Ndërsa tani po në këtë ambient, është duke u ndërtuar edhe kulla e Burrave e cila është djegur 6 herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!