×
  • Lajme
  • Lajme

    Si në filma: Me armë të shkurta e maska, dy persona grabitin zyret e KEDS në Prizren

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 16:28

    Janë plaçkitur zyret e KEDS-it në Prizren sot pasdite.


    Policia e Prizrenit ka konfirmuar grabitjen për Reporteri.net ku bën të ditur se dy persona kanë vjedhur një sasi të madhe parash.

    “Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren dhe janë larguar në drejtim të paditur”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit për Reporteri.net.

    Osmanollaj thotë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po interviston dëshmitarët dhe të marrë incizimet e kamerave”, ka thënë Osmanollaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!