×
  • Lajme
  • Lajme

    Si shkak i barrikadave, KFOR-i dërgon ushqim bazës së tyre në veri me dy helikopterë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 13:36

    KFOR-i ka dërguar ushqim bazës së tyre në pjesën veriore me dy helikopter.

    Kjo formë e dërgimit po bëhet për shkak të vendosjes së barrikadave në veri, dhe kjo shihet në një video të siguruar nga Kanal10.

    Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke i larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

    Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!