×
  • Lajme
  • Lajme

    Si tentoi VV’ja që t’ia mundësojë Kurtit kandidimin para shtatorit përmes Ligjit për Zgjedhje

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 8:16

    Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar se kishte tentuar të ndryshonte nenin për kandidim të personave të dënuar, në kuadër të ndryshimeve që i propozoi te Ligji për Zgjedhjet.


    Adnan Rrustemi nga kjo parti, ka thënë se “kjo s’është ndryshim por është harmonizim me nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës.

    “Ne kemi qenë të bindur që vendimi i KQZ-së për të penguar kandidimin e Kurtit e Haxhiut, ka qenë i padrejtë. Ne s’kemi bërë kurrfarë ndryshimi, përveçse kemi marrë një nen të kushtetutës që flet për kufizimin për situatën kur deputeti humb mandatin. Është komplet ky paragraf ku thotë se personat e dënuar me një vit e më shumë burg në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen. Kushtetuta e konstaton se një i tillë humb mandatin”, ka thënë ai.

    Reporteri.net ka shkruar se propozim-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se do t’u mundësonte votuesve nga diaspora të votojnë në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, i mundëson edhe Kryeministrit Albin Kurti që në rast se shkohet shpejtë në zgjedhje të jetë bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo pasi propozimi-ndryshimi i ligjit zgjedhor riformulon piken q) të nenit 29, paragrafi 1, të Ligjit bazik, ‘sanksionin’ ligjor ky i cili Kurtit ia pamundësoi pjesëmarrjen në listën zgjedhore të partisë së tij, LVV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!