×
  • Lajme
  • Lajme

    Siguria e rrezikuar, zyrtarët e KQZ-së në veri refuzojnë të shkojnë në punë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 16:20
    Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës

    Zyrtarët e Kuvende Komunale Zgjedhore për Komunën e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për shkaqe të sigurisë fizike kanë refuzuar të dalin në punë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Kjo, pas sulmeve që ndodhën nga banda kriminale në objektet e KKZ-ve, ku u kërkua edhe shoqërimi nga njësitë policore speciale që zyrtarët të kishin qasje në objektet e tyre të punës/

    “Nga këto takime kemi deklarimin e KKZ-ve për Komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok se e kanë të pamundur të veprojnë në një objekt ku menaxhohet nga struktura jo të komunës. Po ashtu sipas deklarimit të anëtarëve të KKZ-së, ata nuk do të shkojnë në asnjë mënyrë në zyre, pasi kanë deklaruar se në pyetje është siguria fizike”, ka thënë nga Sekretaria i KQZ-së, Burim Ahmetaj, siç e citoi Ekonomia-Online, përcjell Reporteri.net.

    “Ndërsa zyrtarët e KKZ nga Zveçani kanë deklaruar se edhe me përcjelljen e Policisë në këto rrethana refuzojnë të shkojnë për të punuar”, ka shtuar Ahmetaj.

    “Në Zveçan objekti i KKZ është i mbyllur i tërësisht ndërsa në Mitrovicë të Veriut është e demoluar tërësisht. Zyrtart kanë thënë se në objektet e komunave repsektive është pamundur të punohet, për shkak të situatës së krijuar atje”, tha tutje Ahmetaj.

    Por, për anëtarin e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kjo është “absurde”.

    “Po refuzimi i punëtorëve të KKZ është i paarsyeshëm. Punëtorët që kanë kontratë të rregullt dhe me thënë nuk shkoj, është absurde”, tha ai.

    Ilir Gashi nga PDK, tha se anëtarët që po refuzojnë ta kryejnë punën e tyre janë të subjekteve politike e jo të KQZ-së.

    “E dëgjova më vëmendje kryeshefin por një gjë duhet ta bëjmë të qartë se zyrtarët e KKZ nuk e kanë refuzuar punën por zyrtarët e partive dhe jo ata që janë punëtorë të KQZ-së”, tha Gashi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!