×
  • Lajme
  • Lajme

    Sikur të ishte miell, plot 22 qese me heroinë u gjetën në Gjilan

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 9:26

    Janë konfiskuar 22 qese apo 1kg e 744.4 gram, me substancë narkotike të llojit heroinë , njofton Policia e Kosovës.

    Kjo sasi e drogës është gjendur në një shtëpi të një personi në Gjilan.Përveç këtyre në shtëpinë e tij janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale dhe një veturë.

    “Në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij dhe e nipit të tij, të dyshuarit mashkull kosovar ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dy peshore digjitale, 22 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë në peshë 1 kg e 744.4 gram, dhe një veturë.Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!