×
  • Lajme
  • Lajme

    Simpatizanti i VV-së ofendon seksualisht me numrin “69” gjyqtaren e Kushtetueses

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 12:16

    Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në një presion të paparë, kur kanë mbetur edhe dy ditë derisa të japë vendimin për dekretin e dërguar nga presidentin Hashim Thaçi me mandatar Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.


    Lëvizja Vetëvendosje e cila ka deklaruar hapur se nuk pranon një vendim që lejon formimin e qeverisë së re, është ndër partitë që po bën presion ndaj Kushtetueses.

    Së fundmi gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese me emrin Selvete Gërxhaliu Krasniqi është ofenduar seksualisht në grupin më të madh të simpatizantëve e deputetëve të Vetëvendosjes #meKryeministrin në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Simpatizanti Rudi Tafa Hoti duke bashkuar dy fotografi të gjyqtares ka shkruar se “Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese nga LDK!” duke i përmendur të kaluarën politike të saj.

    Ai i ka përmendur asaj numrin 69 që e kishte pasur si kandidate për deputete, një numër që është përdorur vazhdimisht me nënkuptime seksuale e fyese nga simpatizantët e të gjitha partive.

    Ky person kaporositur simpatizantët e tjerë të kësaj partie që të mos presin vendim të hairit nga Gjykata Kushtetuese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!