×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Policisë së Kosovës e brengosur me sigurinë e zyrtarëve policorë

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 23:51

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me sigurinë e zyrtarëve policorë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

    Kjo sindikatë ka dënuar ashpër sulmet ndaj policëve të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Siç njoftoi policia përmes një komunikate, nga tensionet e shkaktuara në komunat veriore mbetën të lënduar pesë policë. Ndërsa siç raportoi gjatë ditës gazeta online Reporteri.net, policët në veri kaloi në orar 12 orësh për t’i përcjellur zhvillimet në veri të vendit.

    “Sindikata e Policisë së Kosovës është duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit duke qenë e brengosur për shëndetin dhe rrezikshmërinë e tyre që kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, thuhet tutje në reagim.

    “Prandaj, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik”, thuhet në fund. /Reporteri.net/.

    Policia e Kosovës: Situata tani është qetësuar, u detyruam të reagonim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!