×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas analistit Maliqi, Kosova duhet t’ua parashtrojë këtë kusht Gjermanisë dhe Francës

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 12:47

    Analisti politik, Agon Maliqi, ka thënë se Kosova duhet t’ua parashtrojë Gjermanisë dhe Francës kusht që të angazhohen për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, në mënyrë që të vazhdohet dialogu nën obmrellën e BE-së.


    Maliqi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me këtë kusht Kosova do të futej shpejt në NATO, shkruan Reporteri.net.

    “Kosova duhet t’ia parashtrojë Gjermanisë dhe Francës një kusht për vazhdimin e dialogut nën ombrellën e BE-së: angazhimin e tyre për njohjen e Kosovës prej 5 shteteve evropiane që nuk na njohin. Kështu Kosova do të mund të futej shpejt në proces për të hyrë në NATO dhe nuk do të kishte trajtim asimetrik prej BE-së në raport me Serbinë”, ka ai.

    Ai po ashtu ka thënë se pa këtë kusht të vënë nga Kosova drejt dy kryeqyteteve më të fuqishme evropiane çdo kërkesëe tyre për dialogun nuk mund të merret shumë seriozisht.

    “Nga kjo pozitë nuk do të kishte kurrëfarë nevojë për të nxituar me marrëveshje dhe as për të bërë kompromise paralizuese. Pa këtë hap, çdo kërkesë që vjen prej kryeqyteteve evropiane në lidhje me dialogun nuk mund të merret shumë seriozisht”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!