×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas Komisionit për Shëndetësi, 145 persona u liruan para kohe nga karantina me vendim të MSH-së

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 19:41

    5 ditë pas vdekjes së një 26-vjeçari në karantinën e Qendrës së Studentëve, dy komisione parlamentare kanë vizituar të karantinuarit këtë të premte.


    Hetim i pavarur nga organet e ndjekjes ka qenë kërkesa e tyre kryesore për këtë rast.

    Për më shumë se një orë, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi morën informata për procedurat e karantinimit dhe numrin e të liruarve deri më tani.

    Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, tha se deri më tani kanë marrë informata se 154 persona para kohe janë liruar nga karantina, duke shtuar se ka pasur lirime selektive dhe joprofesionale, por që këto do t’i bëjnë të ditura pasi të verifikohen., raporton KOHA.

    Por, të njëjtën mendim nuk e kishin anëtarët e komisionit nga Vetëvendosje.

    Të karantinuarit, këtë të premte, i vizituan edhe anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, por nënkryetarja e këtij komisioni refuzoi t’u japë sqarime mediave për atë se çfarë pa brenda karantinës.

    Ndërkaq, me rekomandim të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që personat e kthyer të cilët do të karantinohen në Qendrën Studentore në Prishtinë, tani e tutje do të qëndrojnë vetëm 7 ditë. Atyre që rezultojnë negativë do t’u rekomandohet të vetizolohen në shtëpi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!