×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipërmarrësi i suksesshëm Granit Shala aderon në AAK

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 12:37

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për aderimin e ri në partinë të cilën ai e udhëheqë. Bëhet fjalë për sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Gjermani, Granit Shala, kompania e të cilit operon në tërë Gjermaninë.


    Haradinaj ka njoftuar se Shala do të jetë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

    “Mirëpres kandidaturën me Aleancën për deputet në Kuvendin e Kosovës të Granit Shalës, sipërmarrësit të suksesshëm nga Mönchengladbach, kompania e të cilit operon në tërë Gjermaninë. Një shembull i mirë i një shqiptari në diasporë, i cili kam besim të plotë se do t’i japë krah të fortë konceptit 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!