×
  • Lajme
  • Lajme

    S’iu bindën sinjalizimit të policisë për ndalim, arrestohen tre persona në Prishtinë

    Reporteri
    24 Shtator 2022 | 21:50

    Tre persona janë arrestuar të shtunën mbrëma në Prishtinë pasi të njëjtit nuk iu bindën sinjalizimit të policisë për t’u ndaluar në një pikë kontrolli.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Pasi tentoi t’i shmanget policisë, vetura raportohet se është ndaluar nga një njësit tjetër patrollues, me ç’rast janë arrestuar tre persona.

    “Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur.

    Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.

    Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale” tha Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!