×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka lehtësim, ashpërsohen masat në Gjilan: Ditën e diel gjithçka e mbyllur, punojnë vetëm furrat

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 11:43

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka paralajmëruar për masa të ashpra në këtë komunë në ditët e ardhshme.


    Haziri ka thënë se Komiteti i Emergjencave do të vendosë sot për masat e reja dhe kohën e ndalim qarkullimit, që do të hyjë në fuqi nga 13 prilli.

    Haziri po ashtu ka paralajmëruar se dita e diel do të jetë e mbyllur plotësisht dhe vetëm furrat do të lejohet të punojnë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka paralajmëruar edhe bizneset se në rast se nuk shërbejnë me pajisje mbrojtëse, atëherë ndaj tyre do të ndërmerren masa ndëshkuese.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme një 72 vjeçar nga Gjilani u bë viktima e shtatë që vdiq nga koronavirusi në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!