Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk do të ketë masa ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit për ndalimin e dinarit, shkruan Reporteri.net.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri me një gjuhë të paqartë duket se është tërhequr nga zbatimi i masave.
Ajo ka pyetur Kurtin se çfarë ka dashur të thotë me këtë deklaratë të tij, pasi siç thotë ajo nuk është kuptuar, derisa ka shtruar edhe dy pyetje tjera.
“A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:
Në twitter, me një gjuhë të paqartë, duket se Kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njejtë.
Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim.
Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam.
A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?
Sinqerisht nuk të kuptova