×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Drenasit, ngritet aktakuzë ndaj avokatit Gazmend Halilaj

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:51

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se  ka ngritur aktakuzë, ndaj gjashtë personave, të përfshirë në rastin e abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi.


    Në mesin e të pandehurve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë është edhe avokati Gazmend Halilaj,  i cili e kishte denoncuar rastin ndaj 16 vjeçares. Aktualisht ai po dyshohet si i përfshirë në këtë rast, shkruan Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë i  pandehuri Gazmend Halilaj akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”, nga neni 395 të KPRK-së.

    Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurori në lidhje me rastin ndaj 16 vjeçares ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!