×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Iljasa Fazliut që punonte si logoped pa licencë, reagojnë nga Oda e Infermierëve

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 14:24

    Oda e Infermierëve ka reaguar nda SHKUK-së, lidhur me rastin e logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë me autizëm teksa po e trajtonte në ordinancën e tij private në Gjilan.

    Siç u raportua ai nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë, shkruan Reporteri.net.

    Nga Oda e Infermierëve thonë se “nuk mund të mbajnë përgjegjësi nëse ata operojnë apo fitojnë në konkurse pa pasur licencat përkatëse”.

    “Është përgjegjësi e institucioneve që të mos mbajnë profesionistë shëndetësorë të pa licencuar në institucionet e tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë reagon ashpër ndaj deklaratave të pamatura të menaxhmentit të SHSKUK-së me ç’rast përgjegjësinë për mos verifikimin e mbikqyrjes së kualifikimeve profesionale të stafit të saj mundohet t’ia atribuojë Odave të profesionistëve shëndetësorë. Kjo, pas arrestimit të një profesionisti shëndetësor, i cili ka rezultuar se ka ushtruar profesionin pa pasur licencë në Odën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

    OIK ka të dhëna dhe regjistra të saktë për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të licencuar, mirëpo ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi nëse ata operojnë apo fitojnë në konkurse pa pasur licencat përkatëse. Është përgjegjësi e institucioneve që të mos mbajnë profesionistë shëndetësorë të pa licencuar në institucionet e tyre.

    Tentimi që kjo përgjegjësi t’i atribuohet odave të profesionistëve tjerë shëndetësorë është i pabazuar dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

    Andaj, i bëjmë thirrje menaxhmentit të SHSKUK-së që të tërheqë këto deklarata të pamatura dhe të kërkojë falje publike odave të profesionistëve shëndetësorë.
    Me respekt

    Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!