×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze: Të infektuarit me Coronavirus dalin e shëtisin lirshëm qyteteve të Kosovës

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 10:29

    Disa të infektuar me Coronavirus, nuk kanë respektuar rregullat për vetizolim.


    4 raste të ndryshme janë raportuar dje në Kosovë, kur të infektuarit kanë dalë dhe janë shëtitur nëpër qytet duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm, shkruan Reporteri.

    Një rast i tillë, Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur dje në kryeqytet. Një i infektuar me virusin COVID-19, ka dalë rrugëve të Prishtinës pasditen e së martës.

    I dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetizolim, dhe ka dalë në rrugë.

    Ai më pas është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

    I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërkaq me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar lënda.

    Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Malishevë, ku po ashtu një i dyshuar i cili ka rezultuar pozitiv me virus, nuk i ka përmbajtur rregullave duke dalë jashtë shtëpisë.

    Siç njofton policia ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

    “ Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

    Po ashtu një rast i tillë ka ndodhur edhe në Shirokë të Prizrenit.

    “Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, njofton raporti.

    Edhe në Gjakovë është regjistruar një rast i tillë.

    “Gjakovë 13.07.2020 –21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, thuhet në raport. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!