×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze, televizioni spanjoll iu drejtua dje Kosovës si ‘Federatë’

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 8:15

    Skandalet nga televizionet spanjolle drejtuar Kombëtares së Kosovës nuk kanë të ndalur.


    Kosova dje zhvilloi paraqitje të mirë ndaj Spanjës, mirëpo u mposht me rezultat 0 – 2.

    Gjatë tërë takimit, “El Chiringuito” iu drejtua Kosovës si ‘Federatë’.

    Kjo nënkuptohet se ishte për arsye politike, ngase siç dihet Spanja se njeh Kosovën.

    Mirëpo, djelmoshat tanë dje me paraqitjen e bukur me siguri që ia mësuan se jemi shtet në vete.

    Qysh në fillim të ndeshjes, “Dardanët” kishin një mesazh për Spanjën: “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”.

    Ndërkohë, Kosova tani renditët e katërta në grupin B me katër pikë të tubuara në pesë takime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!