×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është paga që Qeveria Hoti ia caktoi Skënder Hysenit

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 10:09

    Qeveria e Kosovës miratoi sot propozimin për caktimin e pagës së Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni.


    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se paga e koordinatorit është e njëjtë sa e zëvendëskryeministrit.

    “Qëllimi i këtij propozimi është rregullimi i çështjes së pagës për koordinatorin nacional dhe zyrën e tij”.

    Aktualisht paga e një zëvendëskryeministri është 1,410.55 euro, aq sa e ka deklaruar vetë Driton Selmanaj në Agjencinë kundër Korrupsionit, njofton gazeta Objektiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!