×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Krasniqi që dyshohet se vrau djalin ishte pjesë e UÇK-së, Zona Operative e Llapit

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 9:09

    Albert Krasniqi është i riu që mbeti pa shenja jete mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.


    Alberti vdiq si pasojë e të shtënave që iu bën në bodrumin e një prej ndërtesave në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.

    Albert Krasniqi dhe Skender Krasniqi dyshohet se si fillimin patën një përleshje fizike me njëri-tjetrin, që më pas çoi edhe deri tek përdorimi i armës.

    Skender Krasniqi ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën Operative të Llapit, madje ishte ndër emrat e parë që i ishte bashkuar UÇK-së, transmeton lajmi.net.

    Këtë gjë i njëjti e kishte dëshmuar plot herë edhe përmes publikimit të shumtë fotografive të asaj kohe.

     

    Madje me një kërkesë publike që i kishte bërë institucioneve të vendit përmes rrjetit social Facebook, Skender Krasniqi thoshte se assesi s’duhet të tentohet të përfitohet në krah të krizës që u shkaktua nga virusi COVID-19.

    Ndryshe Skender Krasniqi njihet edhe si një nga biznesmenët e mëdhenj të Prishtinës, i cili udhëheq kompaninë ‘Përparimi’ e cila merret me ndërtime.

    Skender Krasniqi u arrestua mbrëmë, derisa njoftoi vetë Policinë e Kosovës për aktin që kishte kryer.

    “Ejani se e vrava djalin”, ishin fjalët e Skender Krasniqit në paraqitjen e rastit në Policinë e Kosovës.

    Trupi i pajetë i Albert Krasniqit u huq nga vendi i ngjarjes mbrëmë vonë, për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për hetimet të mëtutjeshme.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!