×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenderaj, nis diskutimi publik për projektin për Parkun Industrial në Marinë

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 18:12

    Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nga sot deri më 4 prill do të dalë në diskutim publik draft-plani rregullues i projektit “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”, më qëllim që t’u nënshtrohen vërejtjeve, komenteve dhe sugjerimeve të publikut para se të finalizohet.


    Sipas njoftimit të Komunës, takimi me qytetarë do të bëhet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, më 19 mars në ora 10:00, ndërsa në të njëjtën ditë do të mbahet prezantimi publik shtesë në Polac në shkollën fillore “Drenica” në ora 14:00.Më tej, siç bëhet e ditur, ekspozimi i Projekt-planit rregullues të hollësishëm bëhet nga nesër në hollin e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Skenderajt.

    “Shpallja e njoftimit për takimin me qytetarë për shqyrtim publik të projekt Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029, bëhet tetë (8) ditë, para mbajtjes së tij përmes mjeteve të informimit publik, përkatësisht tri (3) gazetat e përditshme, faqen e internetit të Komunës, dhe në mediat televizive publike dhe lokale”, thuhet në komunikatën e Komunës së Skenderajt.

    Në këtë link mund ta shikoni shikoni të plotë draft-planin rregullues të hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”.Ky draft mund të shkarkohet përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund t`i paraqesin në adresën zyrtare komuna.skenderaj@eks-gov.net.

    Çështja e projektit të Parkut të Biznesit në Marinë ka qenë temë diskutimi edhe në debatin “Jeta në Komunë” që është mbajtur në tetor të vitit 2020.Jetësimi i këtij projekti ka qenë edhe në mesin e premtimeve të kryetarit Bekim Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!