×
  • Lajme
  • Lajme

    Slovakia premton njohjen e Kosovës, por me një kusht

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 18:14

    Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, vendim të cilin ai e ka quajtur të njëanshëm.


    Kostilnik, shteti i të cilit nuk e njeh Kosovën, tha se këtë do ta bëjnë vetëm nëse ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

    Këto komente, përfaqësuesi i Sllovakisë i bëri në një tryezë diskutimi të organizuar nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci, ku u kritikua qasja e institucioneve sa i përket barazisë gjinore në pozicionet vendimmarrëse.

    “Sllovakia asnjëherë nuk ka qenë armiqësore ndaj Kosovës. Problemi i vetëm ishte se si e keni shpallur pavarësinë pasi kjo është bërë në mënyrë të njëanshme, ky është problemi ynë. Ne besojmë që ka qenë shkelje e ligjit ndërkombëtar. Sa i përket Kosovës, ne i kemi njohur pasaportat tuaja, sot mund të udhëtoni në Sllovaki nëse keni vizë, nuk jemi pengesë për anëtarësimin tuaj, as kur keni aplikuar në Bankën Botërore, as nuk po pengojmë anëtarësimin në Interpol. Megjithatë, ende nuk e kemi njohur Kosovën sepse nuk ka pëlqim dhe pajtim nga të dy palët për këtë gjë, pra mes jush dhe Serbisë. Hapi i parë që duhet ta bëni është ta largoni taksën sepse ka qenë e njëanshme ta dëmtoni partnerin, ju jeni duke e shkelur CEFTA-n, marrëveshje të cilat i kemi nënshkruar me vullnet”, ka thënë Kostilnik, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë.

    Sllovakia është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!