×
  • Lajme
  • Lajme

    Sokol Havolli zgjedhet kryeshef i “Prishtina Parking”

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 14:57

    Sokol Havolli ka dalë kandidati më i vlerësuar nga konkursi për Kryeshef të “Prishtina Parking”.

    Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të “Prishtina Parking”, e ka vlerësuar Havollin me më së shumti pikë krahasuar me kandidatët tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kësisoj, institucioni që menaxhohet nga komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, pritet që kryeshef të “Prishtina Parking”, ta bëjë ish këshilltarin e Isa Mustafës dhe ish kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së.

    Havolli ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga aty ka dhënë dorëheqje para pak muajsh.

    Ndër arsyet e dorëheqjes Havolli kishte përmendur presionet politike si dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara.

    Po ashtu, Havolli ka garuar në zgjedhje të përgjithshme si kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Havolli kishte qenë edhe këshilltar i Mustafës gjatë kohës sa ai ishte kryeministër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!