×
  • Lajme
  • Lajme

    Sonte fillon numërimi i votave të diasporës

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 13:46
    Ilustrim

    Procesi i vlerësimit të 4 mijë e 369 votave të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor, ka përfunduar.


    KQZ ka njoftuar se numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të nisë sot, në orën 17:00, shkruan Reporteri.net.

    “Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00” ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Kujtojmë se Gjykata Supreme ka vendosur për të dytën herë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e pakove me vota të ardhura nga diaspora./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!