×
  • Lajme
  • Lajme

    Sonte në REPORTERI/INTERVISTA, i ftuar Nasim Haradinaj, prej orës 20:10 në Kanal10

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 17:00

    Mysafiri i parë, këtë javë në REPORTERI/INTERVISTA, do të jetë Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Pas suksesit të ciklit të parë të intervistave ‘REPORTERI/INTERVISTA, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ rikthen ato, duke filluar nga sonte, ditë e diel nga ora 20:10.

    Këtë herë, përveç në platformat online të Reporterit, ‘REPORTERI/INTERVISTA’ do të shfaqet edhe në televizionin më të ri në vend, Kanal10.

    Në emisionin e parë të sezonit të dytë të intervistave me gazetarin Shkumbin Kajtazi, sonte nga ora 20:10 mysafiri i parë është Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së.

    Nga sonte, çdo javë ditën e diele, intervista me përmbajtje nga aktualiteti e politika vendore dhe rajonale; rrëfime personale nga figurat publike; temat e ekonomisë, drejtësisë e sigurisë; analiza; diskutime rreth temave sociale, historike e religjioneve; e shumë çka tjetër, do të trajtohen e diskutohen në ‘REPORTERI/INTERVISTA’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!