×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra shqetësuese, sot më shumë se gjysma e rasteve me Covid-19 nga Prishtina

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 22:27

    Derisa numri i të infektuarve po rritet në Kosovë, kryeqyteti mbetet vendi më i prekur.


    Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 205 raste të reja me COVID-19, ndërsa në Prishtinë u konfirmua më shumë se gjysma e numrit të shënuar në gjithë Kosovën.

    Sipas IKSHPK-së, në Prishtinë janë shënuar gjithsej 111 raste të reja me COVID-19.

    Duke parë se rastet po rriten, veçanërisht në Prishtinë, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.

    Kurse, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!