×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot dalin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 8:23

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga KQZ-ja.

    “Ju njoftoj se sot (e enjte, 3 dhjetor 2020, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

    Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut janë mbajtur këtë të dielë.

    Në Mitrovicë të Veriut ka fituar Lista Serbe, derisa, në Podujevë pas 20 vitesh që LDK-ja ka qenë në pushtet, kandidati i kësaj partie është mposhtur nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!