×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot Dita Botërore e Maleve: Në Kosovë veç për 3 muaj u dëmtuan mbi 1250 hektarë nga zjarret

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 7:37

    Sot është dita botërore e maleve. Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003, shpallja e kësaj dite vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve.


    Zjarrvëniet e prerjet ilegale të pyjeve në Kosovë janë një dukuri mjaft e shprehur viteve të fundit.

    Sipërfaqe të mëdha me pyje janë dëmtuar e po dëmtohen pavarësisht faktit që pyjet publike në Kosovë janë resurse kombëtare dhe mbrohen me ligj.

    Sa i përket rajoneve, për nga zjarret pyjore nga ky dikaster kanë bërë të ditur se më të prekura kanë qenë ana e Mitrovicës dhe Prishtinës ndërsa për dëmtim të pyjeve pjesa e Ferizajit , Podujevës, Mitrovicës, Deçanit dhe Prizrenit, shkruan Reporteri.net.

    Duke shënuar këtë ditë, vlen të theksohet se në Kosovë shkatërrohet vazhdimisht, ku veç në tre muajt e parë të 2019-tës mbi 1250 hektarë janë dëmtuar nga zjarret.

    Sipas inventarizimit të fundit të vitit 2012 Kosova ka 481,000 ha pyje. Prej tyre, Pyje Publike janë 295,200 hektarë, Pyje Private 180,800 ndërsa sipërfaqe e panjohur-5000 hektarë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!